Kosova, investitori i tretë më i madh në Shqipëri
Janë 186.4 milionë euro në 2025, me blerje në retail, modë dhe media
Bizneset nga Kosova investuan 186.4 milionë euro në Shqipëri gjatë 2025, sipas të dhënave të cituara nga Banka e Shqipërisë. Kjo e vendos Kosovën pas Holandës dhe Italisë. Në listën e lëvizjeve hyjnë blerja e SPAR Albania nga Viva Fresh (36.4 mln euro), Fashion Group Albania nga Albi Group, operimi i KFC nga KAN Group, investimi i Dukagjini Group në resort te Rana e Hedhun dhe blerja e Tring nga Vertex Holding. Shifra është e vitit 2025; lajmi u ribotua gjerësisht këto ditë.
#investime #retail
Komentet
Hyr në llogari për të komentuar.
Ende pa komente. Bëhu i pari.


