Gratë sipërmarrëse të Shqipërisë dhe Kosovës firmosin memorandum bashkëpunimi
WECA dhe G7 nisin platformë të përbashkët për tregje, panaire dhe trajnime
Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri (WECA) dhe Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Prishtinë.
Nënshkrimi u bë nga Kryetarja e WECA-së, Antonela Hako, dhe Drejtorja Ekzekutive e G7-së, Linda Shala. Objektivi është fuqizimi i grave në biznes përmes ndarjes së informacionit për tregjet, organizimit të panaireve, projekteve dhe trajnimeve të përbashkëta, si dhe krijimit të lidhjeve direkte midis bizneseve të të dy vendeve.
Pas nënshkrimit, rreth 40 gra sipërmarrëse nga Shqipëria dhe Kosova zhvilluan takime B2B. Bordi i WECA-së u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili shprehu gatishmërinë për mbështetje, veçanërisht në zonat ndërkufitare.
Marrëveshja synon të kthejë bashkëpunimin institucional në partneritete konkrete biznesi.
#B2B
Komentet
Hyr në llogari për të komentuar.
Ende pa komente. Bëhu i pari.


