Postime
Lajmet, njoftimet dhe punët e ditës — publikon kushdo me llogari. Postimi mbetet në profil dhe gjendet në Google; story zhduket pas 24 orësh.
Gjithçka që bën platforma, në një faqe. Pesë minuta lexim që të kursejnë javë kërkimi.
Bizneset dhe profesionistët shqiptarë — në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në diasporë — gjenden mes tyre në një vend të vetëm.
Nuk është rrjet social dhe as thjesht regjistër. Është të dyja: gjendesh kur të kërkojnë, dhe gjen kur kërkon — furnizues, bashkëpunëtorë, staf.
Secili ka një qëllim të veçantë. Nuk ke nevojë t'i përdorësh të gjitha. Në çdo seksion, butoni Si funksionon pranë titullit e shpjegon hap pas hapi.
Lajmet, njoftimet dhe punët e ditës — publikon kushdo me llogari. Postimi mbetet në profil dhe gjendet në Google; story zhduket pas 24 orësh.
Pakicë, shumicë, ankand dhe qera — plus «Kërkoj të blej», ku shpall çfarë të duhet. Çdo ofertë me çmim, vendndodhje dhe kontakt direkt me shitësin.
Regjistri i kompanive, i filtrueshëm sipas sektorit dhe qytetit. Secila me faqen e vet: përshkrim, kontakt, orare, vlerësime.
Kontabilistë, avokatë, arkitektë, mjeshtër. Ndryshe nga bizneset, këtu personi është vetë shërbimi.
Vende pune, praktika, partneritete, investime, tendera dhe shitje biznesi. Përgjigjesh me mesazh dhe dokumente; publikuesi pranon ose refuzon, dhe ti merr njoftim.
Konferenca, networking, workshop-e dhe trajnime — fizikisht ose online. Regjistrohesh te faqja e eventit, dhe organizatori e sheh regjistrimin.
Grupe tematike, publike ose private me miratim. Aty ku lejohet, poston edhe anonimisht — për pyetje që s'do t'i bëje me emër.
Anëtarët pa profil biznesi ose profesionisti — klientë, blerës, njerëz që ndjekin tregun. Këtu ndërton rrjetin tënd.
Me email ose me Google. Falas, dhe zgjat më pak se një minutë.
Biznes për kompani të regjistruar, Profesionist për shërbim individual, Përdorues për të shfletuar. Zgjedhja përcakton çfarë publikon dhe si shfaqesh në kërkim.
Emri, kategoria, qyteti, përshkrimi, logoja. Nuk është formalitet: kush e hap profilin duhet të kuptojë brenda pak sekondash çfarë bën dhe si të kontaktojë — përndryshe kalon te tjetri.
Një postim, një ofertë te Tregu, një event ose një shpallje Partner/Staf. Të gjitha falas.
Paneli privat tregon kush e pa profilin dhe kush kliko kontaktin — pjesa që shumica nuk e shfrytëzon.
Pasi hyn, butoni Panel Privat të çon te hapësira jote e punës. Aty është gjithçka që nuk e sheh publiku.
Shiriti lart kërkon njëkohësisht në biznese, profesionistë, oferta, evente dhe postime. Poshtë tij janë filtrat: rajoni, shteti, qyteti, kategoria dhe sektori. Ata mbeten aktivë ndërsa lëviz mes seksioneve.
Pjesa që shumica nuk e di: çdo profil, ofertë dhe event ka faqen e vet publike, të shkruar që Google ta kuptojë — me të dhëna të strukturuara, vendndodhje dhe kategori.
Praktikisht, dikush që kërkon një shërbim në qytetin tënd mbërrin te profili yt pa e ditur që BSB ekziston. Sa më i plotë profili, aq më shpesh.
Përveç profileve, ekzistojnë faqe si "kontabilistë në Tiranë" ose "ndërtim në Prishtinë". Ato mbledhin bizneset dhe profesionistët e asaj fushe në atë vend — dhe janë ndër faqet që gjenden më shpesh nga jashtë.
Dy gjëra të ndryshme, që shpesh ngatërrohen.
Reklama krijohet nga paneli privat. Promovimi nis nga menuja ⋮ mbi kartën tënde në listë — zgjidh „Promovo”. Të dyja janë të hapura për këdo dhe nuk kërkojnë plan me pagesë.
Gjatë periudhës së provës promovimi është falas, me një promovim aktiv në çdo seksion. Artikulli i promovuar del në krye të listës me shenjën „Promovuar” deri në datën e mbarimit; promovimi i një eventi mbaron kur mbaron eventi.
Fjalëkalimi ruhet i enkriptuar me algoritëm modern — as ne nuk mund ta lexojmë. Hyrja mbrohet me kufizime kundër tentativave të përsëritura, dhe sesioni yt ruhet në mënyrë që të mos jetë i arritshëm nga skriptet në shfletues.
Profili yt publik shfaq atë që ke zgjedhur të shfaqet. Statistikat dhe sinjalet i sheh vetëm ti. Mesazhet janë private mes dy palëve.
Te komunitetet ku lejohet postimi anonim, emri yt nuk shfaqet te askush — as te administratori i komunitetit. Ai ruhet në sistem dhe mund të shihet nga ekipi i BSB-së vetëm nëse postimi raportohet.
Çdo postim dhe koment mund të raportohet. Administratori i një komuniteti mund ta fshehë menjëherë nga publiku, por vendimin përfundimtar — heqje ose rikthim — e merr ekipi i BSB-së. Kjo ndarje ekziston me qëllim: askush nuk duhet të jetë gjyqtar në rastin e vet.
Nuk i shesim. Mund t'i shkarkosh ose ta fshish llogarinë në çdo moment. Detajet janë te Politika e Privatësisë.
Bizneset shqiptare janë të shpërndara në dhjetëra vende, dhe shpesh dy kompani që mund të bashkëpunonin nuk e dinë se ekzistojnë.
Informacioni jeton në grupe rrjetesh, lista private dhe rekomandime gojë më gojë — dhe humbet. Postimi zhduket pas një jave, grupi mbyllet, kontakti ikën me telefonin.
BSB u ndërtua që ajo punë të mbetet. Një profil i plotësuar sot gjendet edhe pas dy vjetësh, nga dikush që kërkon pikërisht atë që ti ofron.
Gati për të nisur?
Krijo llogari falas