Politika e Cookies
Përditësuar më: 4 Tetor 2026 | Versioni 4.1
1. Çfarë janë Cookies
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen tuaj kur vizitoni faqen tonë. Përdoren për të mundësuar funksionimin e platformës dhe për të përmirësuar përvojën tuaj.
2. Cookies që Përdorim
2.1 Cookies Thelbësore (gjithmonë aktive)
Këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin e platformës dhe nuk kërkojnë pëlqim sipas ligjit.
- Sesioni — ju mban të kyçur në mënyrë të sigurt. Zgjat deri në 90 ditë ose deri në çkyçje.
- Siguria e pajisjes — njeh pajisjet ku keni hyrë, që t'ju njoftojmë kur dikush hyn nga një pajisje e re. Zgjat deri në 2 vjet.
- Hyrja me llogari të jashtme — mbron procesin e hyrjes. Zgjat disa minuta, vetëm gjatë hyrjes.
- Mbrojtja nga trafiku i automatizuar — dallon vizitorët e vërtetë nga programet automatike. Zgjat 30 minuta.
2.2 Zgjedhja Juaj për Cookies (gjithmonë aktive)
Zgjedhjen që bëni te baneri e ruajmë në shfletuesin tuaj, që të mos ju pyesim në çdo vizitë. Mbetet derisa ta ndryshoni.
2.3 Cookies Analitike (vetëm me pëlqimin tuaj)
Nëse jepni pëlqimin, përdorim Google Analytics për të kuptuar si përdoret platforma dhe për ta përmirësuar atë. Cookies e tij zgjasin deri në 2 vjet.
Pa pëlqimin tuaj, Google Analytics nuk ngarkohet fare dhe shfletuesi juaj nuk i dërgon asgjë Google-it. Me pëlqimin tuaj, të dhënat përpunohen nga Google sipas politikës së tij të privatësisë.
2.4 Matja Jonë e Vizitave (vetëm me pëlqimin tuaj)
Përveç kësaj, mbajmë një matje tonën, të kufizuar, për të kuptuar sa vizitohet çdo faqe. Kjo na duhet për të vlerësuar hapësirat reklamuese.
Nëse pranoni, shfletuesi juaj ruan një numër të rastësishëm, që na lejon të dallojmë nëse dy vizita vijnë nga i njëjti shfletues. Numri nuk përmban emrin, email-in apo vendndodhjen tuaj, nuk lidhet me llogarinë tuaj dhe nuk ju ndjek jashtë platformës. Bashkë me të ruajmë faqen e vizituar, sa qëndruat, llojin e pajisjes dhe nga erdhët.
Nëse nuk pranoni: vizita numërohet vetëm si numër, pa asnjë mënyrë për t'ju dalluar nga vizitorët e tjerë. Të dhënat e papërpunuara fshihen pas 6 muajsh.
2.5 Cookies Marketingu
Platforma nuk përdor cookies marketingu.
3. Hapësira Lokale e Shfletuesit
Përveç cookies, platforma ruan në shfletuesin tuaj:
- Zgjedhjen tuaj për cookies
- Të dhëna të përkohshme, që faqet të ngarkohen më shpejt
- Artikujt e ruajtur dhe draftet e pambaruara
Me përjashtim të numrit të matjes (pika 2.4), këto të dhëna qëndrojnë në pajisjen tuaj dhe nuk na dërgohen. Kur çkyçeni, pjesa më e madhe e tyre fshihet.
4. Si të Menaxhoni Cookies
- Baneri i pëlqimit: Herën e parë që vizitoni platformën, zgjidhni "Prano të gjitha" ose "Vetëm të nevojshme".
- Ndryshimi i zgjedhjes: Në çdo kohë, nga lidhja "Cilësimet e cookies" në fund të faqes. Baneri rishfaqet dhe zgjidhni sërish. Nëse e tërhiqni pëlqimin, analitika ndalet dhe numri i matjes fshihet në faqen e radhës që hapni.
- Cilësimet e shfletuesit: Të gjithë shfletuesit modernë ju lejojnë të bllokoni ose fshini cookies. Mbani parasysh se bllokimi i cookies thelbësore mund të ndikojë në funksionimin e platformës.
5. Bazat Ligjore për Cookies
- Cookies thelbësore: Interes legjitim për ofrimin e shërbimit të kërkuar (GDPR Art. 6(1)(f)) dhe përjashtim nga kërkesa për pëlqim sipas Direktivës ePrivacy Art. 5(3).
- Cookies analitike dhe matja e vizitave: Pëlqimi juaj i shprehur (GDPR Art. 6(1)(a) + Direktiva ePrivacy Art. 5(3)). Mund ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë pa ndikim në veprimet e mëparshme.
6. Kontakti
Për pyetje në lidhje me cookies dhe privatësinë: [email protected]