Kërko në BSB...
Filtra
Reklamo këtu
Kliko për të krijuar reklamën tënde

Tregu

Shto ofertë

Pyetje të bëra shpesh

9 pyetje
Si bëj ofertë në BSB Tregu?

Hap ofertën që të intereson dhe kliko butonin "OFERTO". Vendos çmimin që dëshiron të paguash dhe konfirmoje. Brenda 2 minutash pas dërgimit mund ta anulosh, nëse ndryshon mendje.

Si komunikoj me shitësit?

Te çdo ofertë, kliko butonin "Kontakto" për të hapur bisedë private me shitësin përmes sistemit të mesazheve të BSB. Bizneset e verifikuara kanë ikonën blu pranë emrit.

A janë shitësit e verifikuar?

Bizneset të cilave BSB u ka verifikuar dokumentet zyrtare shfaqen me ikonën blu të verifikimit.

Çfarë është ankandi në BSB?

Ankandi është shitje publike ku blerës të ndryshëm dorëzojnë oferta. Mbyllet në kohën e caktuar nga shitësi dhe oferta më e lartë në atë moment fiton.

Si funksionon shitja me shumicë?

Ofertat me shumicë kanë çmim për njësi (kg, ton, copë…) dhe, kur shitësi e cakton, një porosi minimale. Sasia në stok dhe kushtet e tjera janë te faqja e ofertës.

Si publikoj një kërkesë blerjeje?

Te "Shto ofertë" zgjidh "Kërkoj të blej", shkruaj çfarë të duhet, sasinë dhe, nëse do, buxhetin dhe datën deri kur të duhet. Shitësit që e kanë produktin të shkruajnë drejtpërdrejt; pas datës së zgjedhur kërkesa mbyllet vetë.

Si funksionon qeraja?

Çdo ofertë me qera tregon çmimin për ditë, javë ose muaj — periudhën e zgjedh pronari. Depozita dhe minimumi i ditëve, kur ka, janë te faqja e ofertës.

A ka komision BSB për tregun?

Aktualisht BSB NUK aplikon komision për shitje/blerje në treg. Përdorimi i platformës është falas për të gjitha bizneset dhe profesionistët.

Si i ruaj ofertat e preferuara?

Kliko ikonën "Ruaj" (bookmark) te çdo ofertë. Ofertat e ruajtura mund t’i gjesh te paneli yt personal, te seksioni "Të ruajtura".

Reklamo këtu
Kliko për të krijuar reklamën tënde

Shit, bli, merr me qera ose nxirr në ankand — me çmim, vendndodhje dhe kontakt direkt me shitësin.