Bizneset dhe fermerët mund të aplikojnë për financim me garanci shtetërore deri në 70%
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” ofron kredi me interesa preferenciale për investime, zgjerim dhe modernizim.
Bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe fermerët e regjistruar, mund të shprehin interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të lehtësojë aksesin në financim për investime, modernizim dhe zgjerim të aktivitetit. Programi mbështetet nga garancia sovrane e shtetit, e cila mund të mbulojë deri në 70% të kredisë, në varësi të profilit dhe kushteve të financimit.
Programi mbulon sektorë të ndryshëm, me përparësi për bujqësinë dhe agro-përpunimin, prodhimin, teknologjinë dhe programet kompjuterike, turizmin dhe akomodimin, tregtinë dhe logjistikën.
Financimi mund të përdoret për investime si makineri dhe pajisje, teknologji, digjitalizim, pajisje frigoriferike, sisteme për eficiencë energjetike, magazina dhe pajisje për prodhim e shpërndarje.
Shprehja e interesit bëhet përmes e-Albania. Bizneset duhet të kenë NIPT ekzistues, ndërsa fermerët duhet të kenë NIPT fermeri. Në formular zgjidhet edhe banka ku kërkohet të referohet rasti.
Afati për shprehjen e interesit: 20 nëntor 2027.
#Financim #Kredi #Bujqësi #Prodhim #Turizëm
Komentet
Hyr në llogari për të komentuar.
Ende pa komente. Bëhu i pari.


